Përsëri të lumtur që edhe këtë vit bëmë të mundur pajisjen me medikamente siç e kemi bërë traditë tashmë për qendrat shëndetësore: Zojs, Dragushë, Kalivaç, Ashtë.
Këto medikamente, janë blerë sipas kërkesës për ndihmë nga mjekët përkatës të këtyre qendrave.
Jemi të lumtur që ndihmojmë për të shpëtuar jetë njerëzish, në këto zona ku varfëria është gjithçka që kanë.
Të paktën kur njerëzit të trokasin në këto qendra, në mos shpresë për një jetë më të mirë, të gjejnë ilaçe pa pagesë!