Ku ka fëmijë, ka jetë!
Në kampin e Vorës kaluam disa orë të bukura me fëmijët duke lozur e pikturuar!
Aktualisht aty janë afro 40 fëmijë!
Situata vazhdon të jetë e vështirë, sepse familjet kanë humbur shtëpitë, dimri dhe ditët e ftohta kanë filluar!
Sigurisht janë me fat që janë gjallë dhe tashmë janë të akomoduar në çadra më të mira dhe u plotësohen nevojat bazike të përditshme!
Ne po bëjmë më të mirën tonë për t’i asistuar!
Me shpresën që e ardhmja për këto familje të jetë më e mirë!
Ne ishim bashkë me stafin vullnetar të Tamam Albania, të rinj e të reja me të cilët kemi dhënë kontribut të drejtpërdrejtë!