Shoqata Vizion bashkë me gra e vajza artizane vijnë te ju me maska për përdorim të përditshëm!
Sipas rekomandimeve të mjekëve sot është e domosdoshme mbajtja e një maske kur jemi në ambjent me njerëz të tjerë, në punë a në rrugë!
Maska me 8 shtresa nape, lahen pas çdo përdorimi, hekurosini dhe ripërdorini!
Zgjidhni dizenjon që ju pëlqen dhe artizanet tona do e përgatisin për ju!
Kështu kontribuojmë që:
maskat e domosdoshme profesionale për mjekët të mos mungojnë në treg,
mbrojmë veten dhe personat rrotull nesh
marrim produkt shqiptar sipas këshillavë të mjekëve
përkrahim artizanet tona të punojnë
Kjo është një mundësi direkte vetëpunësimi për artizanet tona shqiptare!