Sot maturantët u ulën sërish në bankat e shkollës!
Për të përmbushur nismën tonë “‘Maska artizanale hopla” është shumë e rëndësishme që maska të dhurohet aty ku është e nevojshme! Për fëmijë apo të rinj, ata janë e ardhmja!
E pikërisht sot ne shpërndamë 400 maska në Krujë dhe Mirditë në rikthimin e nxënësve në ambjentet e shkollës!
Megjithë masat që shkollat dhe stafet kanë ndërmarrë, stresi, mes situatës që po kalojnë dhe të ardhmes që i pret, lexohet qartë në sytë e tyre!
Ne ju urojmë suksese në rrugën e jetës!