Sot ishte një ditë plot emocione për të rinjtë dhe të rejat aktivistë në Konkursin Syri për Veprim në Komunitet.
Në Mat u mblodhën mbi 100 të rinj e të reja me 26 propozime komunitare dhe 16 prej tyre u përzgjodhën për të marrë mbështetjen financiare. Nuk ishte aspak i lehtë vendimi.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!
Faleminderit jurisë që u mundua të ishte e drejtë në gjykim!
Faleminderit të gjithëve ju rini që u angazhuat, mësuat dhe dhatë më të mirën tuaj!
Suksese!