Në fëmijëri ndërtojmë identitetin tonë!
Në këtë situatë të vështirë që prej muajit mars 2020, fëmijët po vuajnë pasojat psiko-sociale në të përditshmen e tyre!
Fëmijët janë e ardhmja! Ata kanë nevojë për vëmendjen tonë, për përkushtim dhe përfshirje!
Me iniciativen e ZVAP Mirditë dhe stafit mësimor të zonës, realizuam me sukses një sërë aktivitetesh edukativo-argëtuese në Klubin Veror Mirdita Green 2020, për mbi 100 fëmijë të kësaj zone, i cili u zhvillua në natyrë!
Faleminderit të gjithë stafit mësimor, infermieres dhe përfaqësuesve të ZVAP për zbatimin rigoroz të të gjitha masave parandaluese anti – Covid në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së shëndetësisë!
Faleminderit Projekt Albanien!