Edhe këtë vit u organizua Kampi veror për 67 fëmijët e zonës së Mirditës , ku u përfshinë edhe fëmijë të familjeve në nevojë që ne ndihmojmë në zonë, si edhe 4 fëmijë me aftësi të kufizuar që marrin ndihmë të specializuar në qendrën P.A.M në Rrëshen. Kjo nismë është përkrahur nga partneri ynë Projekt Albanien dhe së bashku kontribuam për të realizuar një verë ndryshe për fëmijët, me aktivitete në natyrë, lojëra, piktura, argëtim, njohuri dhe edukim.
Bashkë bëjmë më shumë!