U bë inaugurimi i Qendrës së Formimit Profesional, projekt i Bashkisë #Mat me partner shoqatën #VizionOJF, i cili u mbështet si investim nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
70 studentët e parë janë regjistuar në profilet që kjo qendër ofron: kuzhina, design, mekanik, hidraulik
Kjo qendër është e vetmja në qarkun Dibër që ofron 4 kurse profesionale, të cilat i pajisin të rinjtë me dijet e duhura dhe aftësitë e nevojshme për të përparuar në tregun e punës!
Ky projekt lindi me synimin për të angazhuar të rinjtë duke krijuar kushte dhe mundësi që ata të marrin një profesion i cili i bën të aftë për tregun e punës.
Sot ky projekt dhe kjo ëndërr, u bë realitet.