Histori suksesi me znj. Gjenerale Brigade, zv. Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Manushaqe Shehu, në Sohodoll, Dibër.
Grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar, znj. Shehu ndau me mësueset, prindërit dhe nxënësit e shkollës Sohodoll pjesë nga jeta e saj. Për më shumë se një orë znj. Shehu me shumë dashuri iu përgjigj të gjitha pyetjeve kurioze të nxënësve të pranishëm, e jo vetëm! Ajo është bijë e këtij fshati. Historia e saj frymëzuese fillon në bankat e shkollës.
Sohodoll për të arritur sot në majën e piramidës komanduese të forcave të armatosura të Shqipërisë FASH. Në këtë aktivitet na nderuan edhe prefekti i qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu, drejtoresha e DAR Dibër znj. Margarita Markja dhe mësues e drejtorë të shkollave të zonës. Ky aktivitet u organizua me mbështetje të Co-PLAN Institute for Habitat Development projekti Kindle. Shoqata, Vizion OJF, together for development!