Gjimnazi “Dhosi Liperi” është tashmë për të tretën herë pjesë e ndihmës sonë për ndryshimin e pamjes së kësaj shkolle.
Ky gjimnaz është treguar shumë bashkëpunues me ne, në mirëmbajtjen e shkollës, dhe në përkushtimin që kanë ata si staf mësuesish dhe nxënësish për çdo gjë të mirë që ne kemi bërë në shkollën e tyre. Këtë vit ndihma jonë konsistoi në ndërtimin e laboratorit të fizikës dhe të kimisë si dhe pajisjen e tyre me materialet didaktike të nevojshme.
Gjithashtu në këtë shkollë u bë mobilimi total i klasave me: banka, karrige, për nxënësit dhe mësuesit, rafte librash, tabela të zeza.