Gjimnazi i Sukthit është një nga krenaritë dhe kënaqësitë e punës sonë. Stafi i mrekullueshëm mësimor, dhe nxënësit e përkushtuar pas mësimit dhe mirëmbajtjes së ambjenteve të shkollës, bënë që këtë vit ne të investonim përsëri në këtë shkollë, dhe të përmbyllnim fazën e katërt, atë të ndërtimit të fushës sportive.
Kjo fushë u ndërtua sipas standardeve më të mira të një terreni sportiv, me materiale cilësore dhe ne jemi shumë të lumtur që gjimnazistët kanë mundësi të argëtohen.