Sërish u erdhëm në ndihmë me furnizim me medikamente të bollshme për një periudhë 1- vjeçare Qendrave Shëndetësore Dragushë, Zojz, Kalivaç dhe Ashtë!
Teksa bëjmë dorëzimin e inventarit bisedojmë dhe me stafet e QSH.
Znj. Angje shprehet se është shumë mirënjohëse që në kohë të vështira ne serish jemi aty në ndihmë të komunitetit!
Tregohen të kujdesshëm me maska e alkool dhe diskutojmë për punën që duhet bërë akoma me edukimin e njerëzve për mbajtjen e maskës dhe ruajtje e distancim fizik!