Draç, Shqipëri 4 Tetor, 2017

Fshati Draç së shpejti me shkollë të re!

Viti i Ri do ti gjejë me një shkollë të re 247 fëmijët e fshatit Draç. Prej afro 5-vitesh ato nuk zhvillonin mësim në shkollën tejet të amortizuar, por në ambiente të marra me qera. Është punuar intensivisht që në muajin Gusht, edhe pse temperaturat e larta dhe mungesa e ujit e bënin akoma më të vështirë punën. Gjithsesi ne, Vizion Ojf dhe partneri Muslimehelfen, vazhdojmë punojmë çdo ditë duke bërë më të mirën për të gjithë fëmijët e kësaj zone. Shkolla e vjetër është përdorur për magazinim materialesh. Sapo godina e re të jetë gati, aty do të krijohen ambjentet sportive përkatëse. Ne po punojmë intensivisht që shkolla e re të jetë gati për vitin e ri 2018!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.