Peshkopi 7 Shkurt, 2025

“Forumi rinor” aktiviteti final

Forumi Rinor me temë “Angazhimi në komunitet si mjet për fuqizim rinor” u zhvillua në Peshkopi, Dibër në kuadër të projektit “Syri për veprim në komunitet”. Në këtë aktivitet përmbyllës të rinjtë e të rejat nga Mati, Klosi, Bulqiza e Dibra, prezantuan rezultatet e 16 nismave komunitare që ata arritën të realizonin falë angazhimit që treguan në rrugëtimin tonë së bashku dhe mbështetjes financiare të #britishcouncil #alternativepathways .

Në këtë takim përshëndeti të rinjtë zv. Kryetari i Bashkisë Dibër z. Kojnozi.

Drejtuesja e #VizionOJF znj. Koçibellinj dhe drejtori i #ShNTB z. Beqiri ndanë arritjet, mësimet, pengesat dhe këshillat që rezultuan nga realizimi i projektit.

Tashmë kemi disa grupe aktiviste në të katër bashkitë, gati për nisma të tjera!

Suksese të gjithëve.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.