RINIS 3 Finale!
Në datë 4 qershor u zhvillua eventi final i programit Rinis- Regional Initiatives of North Albania Innovative Start ups me 13 sipërmarrje nga Mirdita, Mati, Dibra, Kruja.
Shumë miq e dashamirës iu bashkuan aktivitetit.
Emocionet e konkurimit ia lanë vendin vendimit të jurisë! Faleminderit për angazhimin: Ardi Borova, Valbona Begolli, Endrit Maçi, Enea Doku, Lavdrim Krrashi
Fitues për mbështetje financiare për të zhvilluar dhe rritur sipërmarrjen u shpallën:
Esjada Karameta dhe Fluturim Elezi Rest House Korabi – Dibër
Lipion Goci –Ledinga Camping – Krujë
Besmir Kakuli – Tattoo artist –Krujë
Suksese të gjithëve!