Urojmë që të gjitha familjet për të cilat ne kemi ofruar ndihmë gjatë viteve, të gëzojnë shëndet të mirë në këto ditë të vështira për Shqipërinë!
Faleminderit të gjithëve ju që po merrni nisma për të shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë!
Një ndihmë shumë e madhe që mund të japim është të mos shtojmë qarkullimin e njerëzve dhe të bashkëpunojmë me ekspertë të fushës dhe autoritetet që janë akoma efektive në terren, që të mund të japim ndihmë, pa bërë dëm!
Në këto kushte, Shoqata Vizion OJF ka ofruar ndihmë për 200 familje në Mirditë, pas kërkesës së Bashkisë Mirditë për ndihmë dhe për të bërë shpërndarjen ata vetë tek përfituesit direkt!
Faleminderit Bashkia Mirditë dhe z. Kryetar për angazhimin !