Sot janë ditë të vështira për të gjithë ne!
Akoma më shumë për familjet e varfëra në zona të largëta!
60 pako ushqimore u shpërndanë sot, derë më derë, pranë familjeve në nevojë në Bashkinë e Dibrës! Në Fushë Çidhen e Arras!
Bashkë me stafin e Bashkisë, Vullneti, koordinator i Vizion dhe djalë i zonës, u bë e mundur që pakot me ushqime dhe detergjentë të shpërndaheshin për afro 12 orë!
Ju lumshin duart për punën e madhe që keni bërë sot!
Kjo ndihmë u bë e mundur në bashkëpunim me partnerët tanë gjermanë Muslimehelfen!