Sot u hap një çerdhe për bebet nga 6 muaj deri në 3 vjeç në Shupenzë, Bulqizë! Si nevojë e komunitetit, kryesisht nënave që duan të punojnë, dhe me iniciativën e Bashkisë Bulqizë për përshtatjen e ambjenteve të mjaftueshme brenda godinës së shkollës, Shoqata Vizion dhe partneri i saj Projekt Albanien, ndihmuan me mobilimin e ambjenteve të çerdhes me: tavolina, karrige, tapet, sobë, ngrohës elektrik, frigorifer, ngrohës uji, portmonto, rafte, në mënyrë që vogëlushët të kenë kushte sa më të mira.