Gjimnazi “Haxhi Qira” në Burizanë të rrethit të Krujës është një gjimnaz me një numër të madh nxënësish, rreth 800. Pas rikonstruksionit total që iu bë kësaj shkolle nga Bashkia Krujë, edhe ne si shoqatë dhamë ndihmën tonë, për të disatën herë në këtë shkollë.
Ndihma jonë konsistoi në pajisjen e sallës së kompjuterave me 17 kompjutera të rinj, stabilizatorë, 2 printera,projektor për zhvillimin normal të mësimit të orës së informatikës. Gjithashtu u krijua dhe një faqe web-i për shkollën “Haxhi Qira” në të cilën nxënësit pasurojnë faqen e shkollës me informacion të gjerë e të larmishëm për aktivitetet që bëhen në shkollë, për nxënësit e dalluar, për mësuesit e shkollës.
Kjo faqe përditësohet gjithmonë nga një grup i përzgjedhur nxënësish prej 6 vetash, të cilët punojnë me përkushtim për ta mirëmbajtur atë.