Shqipëri 8 Prill, 2020

Bashkëpunimi me Balfin Group dhe Albchrome.

Falë mbështetjes së AlbChrome sh.p.k, pjesë e Balfin Group, tashmë gjimnazi “28 Nëntori” në Burrel ka një laborator Informatike, të pajisur me 13 kompjutera me parametrat e duhur për të zhvilluar më së miri orën e Informatikës, si edhe për të zhvilluar më tej njohuritë në fushën e IT ose design, profile këto shumë të rëndësishme në ditët e sotme!
Gjithashtu Albchrome i erdhi në ndihmë me bazë materiale edhe Çerdhes nr. 2 në këtë qytet, duke përmirësuar kështu kushtet per bebet e vogla që rriten çdo ditë aty!
Është shumë e rëndësishme kur sipërmarrjet angazhohen dhe i përgjigjen kërkesës së komunitetit për të dhënë kontribut në përmirësim të situatës sociale!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.