Tashmë Ambulanca Prosek ofron shërbim shëndetësor për banorët e zonës dhe kalimtarët e rrugës Rrëshen-Burrel, në kontenierin e vendosur buzë rrugës nacionale.
Gjatë javës, ambulancën e furnizuam edhe me medikamente dhe materiale të domosdoshme për funksionimin e saj!
Si zgjidhje e përkohshme, deri në ndërtimin e godinës së re, ky kontribut do të bëjë të mundur ofrimin e shërbimit shëndetësor optimal si edhe lehtësimin e punës për stafin që punon aty!