Qendra shëndetësore Arras 16 Prill, 2026

Projekti “Ndërtimi i çatisë se re në Qendrën shëndetësore Arras, Dibër”

 Projekti për ndërtimin e çatisë së re të Qendrës Shëndetësore Arras sapo filloi. Ky projekt synon përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për komunitetin lokal. Gjendja e amortizuar e çatisë ekzistuese ka krijuar probleme të vazhdueshme, si depërtimi i ujit gjatë reshjeve, dëmtimi i ambienteve të brendshme dhe vështirësi në ofrimin normal të shërbimeve për pacientët.

Përmes këtij projekti, do të realizohet ndërtimi i një çatie të re, të sigurt dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike.

Faleminderit partnerit tonë IPA Zvicër, për këtë investim!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.