Në ambjentet e shkollës “Irfan Hajrullai”, Dobrovë, Dibër u bë dhurimi i kontributit me tavolina, karrige dhe tabela nga drejtuesja e shoqatës Vizion znj. Suela Koçibellinj.
Drejtori i shkollës, z. Zyberi shprehu mirënjohjen në emër të stafit, nxënësve e prindërve!
Kjo ndihmë u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.
Vizioni dha kontribut në blerjen e bazës materiale për riparimin e karrigeve dhe bankave të vjetra, duke i rikthyer ato në gjendje të re për t’u përdorur sërish.
Japim zgjidhje, përmirësojmë kushtet në shkolla, reduktojmë mbetjet, ripërdorim për krijim. Mundohemi të bëjmë më të mirën që mundemi!