Prej sot shkolla 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka” Frankth, është gati të mirëpresë nxënësit e saj në ambiente komode sipas standarteve më të larta bashkëkohore.
Ky është një investim që i shërben gjithë kësaj zone por sidomos fëmijëve të cilët meritojnë gjithë vëmendjen tonë.
Falënderojmë partnerin tonë International Project Aid (IPA) për kontributin e dhënë për ndërtimin e kësaj shkolle.