Pas rikonstruksionit total të çatisë së shkollës, punimet për ndërtimin e tualeteve të reja në shkollën 9-vjeçare Grykë-Nokë Dibër, janë drejt përfundimit. Gjatë vizitës në terren diskutuam detajet e fundit në mënyrë që brenda pak ditësh ato të jenë në funksion të nxënësve dhe mësuesve të shkollës. Higjena në shkolla është domosdoshmëri për shëndetin fizik dhe mendor.