Sot u bë inaugurimi i qendrës shëndetësore Arras, Dibër. Së bashku me kryetarin e bashkisë z. Rahim Spahiu drejtuesen e Vizion O.j.F Suela Koçibellinj, nën kryetarin e bashkisë z. Sajmir Kojnozi u vizituan ambientet e reja të kësaj qendre.
Rikonstruksioni total, mobilimi, pajisjet dhe mjetet mjekësore u bënë të mundura nga mbështetja financiare e partnerit tonë #internationalprojectipa për 82% të vlerës së investimit, dhe bashkëfinancimi prej 18% nga Bashkia Dibër.
Ky model bashkëfinancimi është ndihmë direkte për pushtetin vendor dhe bashkëpërgjegjësi për të tilla projekte me impakt të drejtpërdrejtë te komuniteti.
Bashkë bëjmë më shumë!