Maliq 27 Gusht, 2026

Shpërndarja e 540 çantave shkollore për fëmijët në Bashkinë Maliq

Organizata Vizion O.J.F së bashku me partnerët nga Luksenburgu bënë të mundur shpërndarjen e 540 çantave + materiale ndihmëse, dhuratë për fëmijët e familjeve në nevojë të Bashkisë Maliq.

Shpërndarja u organizua së bashku me stafin e Bashkisë Maliq dhe me kryetarin e Bashkisë z. Gëzim Topçiu. Për 3 ditë rresht çantat u shpërndanë në të gjitha njësitë administrative, si edhe në banesat e familjeve, për të parë nga afër situatën në këto familje.

Jemi shumë të lumtur kur shikojmë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve. Çdo çantë është më shumë se një dhuratë – është një mesazh kujdesi, mbështetjeje dhe besimi se çdo fëmijë meriton ta nisë shkollën me dinjitet, gëzim dhe mundësi të barabarta.

Urojmë një fillim viti shkollor të mbarë, plot dije, suksese dhe buzëqeshje!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.