Kemi filluar zbatimin e projetit “Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies në shkollën Grykë- Nokë” Dibër, faza e dytë.
Po vendosim dritare e dyer të reja për të gjitha klasat. Gjithashtu sot u bë dhe ndarja e ambientit që do shërbejë si laborator i kompjuterave, ku teknologjia dhe inovacioni do jenë më pranë fëmijëve.
Vazhdojmë punimet, sepse shtatori do jetë një surprizë e bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës!
Investimi në edukim është investimi për fuqizim.