Shkolla "Hasan Leka"Shumbat 17 Prill, 2026

“Përurimi i investimit në shkollën “Hasan Leka”Shumbat

Me mbështetjen e partnerit tonë International Project IPA dhe bashkëpunimit me Bashkinë Dibër, u bë i mundur finalizimi i investimit të projektit “Përmirësimi i kushteve në shkollën 9-vjeçare Hasan Leka, Shumbat”.

Falë këtij projekti, u mundësua rikonstruksioni total i rrjetit elektrik, pajisja e sallës multifunksionale me kompjutera, projektor, printer, karrige, tavolina, pasurimi i bibliotekës me 60 tituj të rinj, furnizimi me materiale didaktike për të gjitha lëndët, si dhe pajisja e ambienteve të kopshtit me tavolina, karrige dhe lodra për fëmijët.

Kryetari i bashkisë Dibër z. Spahiu dhe drejtuesja e Vizion O.J.F znj. Koçibellinj ishin të pranishëm për të parë ndikimin që krijon ky projekt dhe uruan nxënësit e mësuesit për rezultate të shkëlqyera.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.