Vijon ofrimi i terapive për fëmijët me aftësi të kufizuara edhe në këto ditë gushti, në kuadër të projektit “Shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara”
Jemi të lumtur që u kemi ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të tyre me këto shërbime me terapistet tona profesioniste.
Projekti “Shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shërbime të kujdesit social për fëmijët në rrezik” zbatohet nga Vizion OJF dhe Bashkia Krujë, Artur Bushi përmes nën-grantit të programit “BE për Kujdesin Social”, financuar nga European Union in Albania. “BE për Kujdesin Social” zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale