Burrel/ Mat 1 Qershor, 2025

Rivitalizimi i Bibliotekës publike” Pjetër Budi” Burrel/ Mat

Biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel është rikthyer më e bukur dhe funksionale se kurrë më parë falë rikonstruksionit total të saj!

Më 1 Qershor, në Ditën e Fëmijëve, u zhvillua ceremonia e rihapjes së ambienteve të bibliotekës, tashmë të rinovuara, të ngrohta dhe plot jetë për të gjithë lexuesit matjanë.

Ky projekt u bë realitet falë përkushtimit të ekipit tonë në Vizion OJF, mbështetjes së çmuar të International Project Aid (IPA) dhe bashkëpunimit me Bashkinë Mat, të cilët bashkëfinancuan këtë nismë.

Gjatë ceremonisë, drejtuesja e Vizion, znj. Suela Koçibellinj, ndau emocionet e këtij rrugëtimi të bukur dhe bëri thirrje për më shumë kujdes dhe dashuri ndaj fëmijëve dhe edukimit.

Faleminderit nga zemra të gjithë partnerëve tanë! Le ta mbushim këtë bibliotekë me zëra fëmijësh, faqe librash dhe ëndrra që marrin krahë.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.