Kampi Veror “Mirdita 2025” Përfundoi me sukses 2 javë ,plot argëtim për fëmijët tanë!
Vizion OJF në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë organizoi kampin veror “Mirdita 2025”, për 85 fëmijë të qytetit të Rrëshenit, duke sjellë lojëra kreative, tematika edukuese, argëtim, ushqim të shijshëm, dhe mbi të gjitha shumë gjallëri!
Shumë kujtime të bukura e të paharrueshme, edhe në sfidën e të nxehtit veror
Një bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet specialistëve të QKF Mirditë dhe animatorëve të Vizion OJF e bën këtë kamp një shembull frymëzues të punës së përkushtuar dhe produktive. Suela Kocibellinj Qendra PAM Vizion
Faleminderit të gjithëve që kontribuan për të sjellë buzëqeshje dhe gëzim në sytë e fëmijëve tanë!