Hotesh, Dibër 19 Qershor, 2021

“Ndërtimi i ambulancës së re në fshatin Hotesh, Dibër”

    Vizion O.J.F e realizoi brenda afateve ndërtimin e godinës së re Qendër Shëndetësore në fshatin Hotesh, NjA Luzni, Dibër, e cila ishte një problem i madh për zonën pasi ishte shumë e amortizuar.
Është punuar intensivisht dhe sot ju tregojmë rezultatin e punës tonë!
Shërbimi shëndetësor është jetik për banorët e zonës, për nënat që presin të sjellin në jetë fëmijë, për bebet e vogla, për të moshuarit, për të sëmurët kronik e jo vetëm!
Gjithashtu kjo Qendër Shëndetësore është shumë e rëndësishme për çdo turist që do vizitojë zonën dhe atraksionet e saj, duke ofruar shërbim shëndetësor në kushte komode!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.