23 Korrik 2018Dibër, Shqipëri

“Si cucat e Dibres”

Në shkollën qendër komunitare Sohodoll, dhe në Gjimnazin Sllovë bashkë me gocat e CoPlan ne bëmë workshop-e mbi ambiciet dhe vështirësitë që hasin vajzat/gratë e kësaj zone! Sigurisht “women challenge” është temë aktuale edhe në vende të zhvilluara, por trajtimi i kësaj çështje në nivel akoma bazik është ajo çfarë hasim në diskutime intensive. Mentaliteti është “zot” në shtëpitë e tyre! E në të tillë rast ajo çfarë quhet “traditë” është në dëm të zhvillimit të këtij brezi. Ndryshimet sociale duan shumë kohë, ne bëjmë pjesën tonë #sicucatedibres going on! Gjithashtu një aktivitet i rëndësishëm që u zhvillua në SHMB Sllovë ishte panairi me produkte të zonës të bëra nga nxënëset e shkollës. Vajza duararta që sollën shijen e Dibrës në tavolinat e panairit. Iniciativë e Vizion Ojf dhe Coplan #sicucatedibres si nismë për promovimin e vlerave të zonës dhe motivimin e kultivimit të produkteve vendase dhe tradicionale për zhvillim. Faleminderit drejtoresha Julida bashkë me stafin e mësuesve të shkollës që na mbështetet në këtë nismë për vajzat dhe me vajzat! Faleminderit drejtoreshë Margarita që ishe e pranishme! #sicucatedibrës vazhdon!

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map