15 Maj 2018Dibër, Shqipëri

Ndërtimi i tualeteve të brendshme në shkollën 9-vjeçare Sohodoll

Shkolla 9-vjeçare Sohodoll në rrethin e Dibrës është një shkollë në të cilën studiojnë 260 nxënës nga klasa e parë deri në të 9-tën. Ata na u drejtuan për ndihmë në lidhje me problematikën që kishin me tualetet jashtë funksionit, dhe për më tepër jashtë godinës së shkollës! Shoqata Vizion O.J.F së bashku me partnerin e saj IPA Zvicër mundësuan ndërtimin e 10 banjove të reja, 8 për nxënësit ( 4 per vajzat dhe 4 për djemtë) si edhe 2 banjo për mësuesit. Kushtet në këto tualete tashmë janë shumë të mira, me të gjitha pajisjet e duhura hidro-sanitare. Tashmë shkolla e Sohodollit ka një ambjent të përshtatshëm për tualete dhe me ujë të rrjedhshëm.

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map