Projekte Aktuale

projekte te tjera
31 Mars 2018

Ndihma në Shkodër - 2

Megjithese sot ishte ditë me diell, sërish shumë shtëpi të zonës së Livadhës në Shkodër gjendeshin në ujë. Një ndihmë është një shpresë.

Me Shume
24 Mars 2018

Ndihma në Shkodër - 1

Situatë e vështirë në Shkodër. Ndihmë me ushqime për 50 familje në nevojë të zonës së Dajcit Bregu Bunës! Duhen më shumë akoma! Familje të përmbytura dhe për ironi të mësuara me këtë fatkeqësi në fakt, prap gjejnë kurajon të falenderojnë e të na urojnë sepse jemi aty me ta. Sot në zonë ishte dhe zv. Kryeministrja Senida Mesi! Shpresoj që të ketë më shumë ndihmë emergjente për këta banorë!

Me Shume
06 Shkurt 2018

Laboratori i informatikës - Haxhi Qira

Laborator informatike dhe Bibliotekë janë themelet e çdo shkolle. Sot në shkollën e mesme të bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë ne dërguam kompjuter, printer, projektor, tavolina e karrige ashtu sic duhet të jetë një laborator i vërtetë informatike. Si dhe bëmë të mundur pajisjen e bibliotekës...

Me Shume

Rreth Vizion OJF

Shoqata Vizion O.J.F e regjistruar me vendim gjykate nr.2180 të rrethit Tiranë, ushtron veprimtarinë e saj humanitare në të gjithë Shqipërinë.

Synimi

Synimi ynë është të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së grave dhe fëmijëve në nevojë si edhe të të gjithë njerëzve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, sociale e fizike. Shoqata Vizion O.J.F është tashmë prej afro tetë vjetësh aktive me projektet e saj në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ne e dimë që ky është vetëm fillimi dhe shumë punë na pret përpara.

Skuadra

Në skudrën tonë bëjnë pjesë njerëz të specializuar në profesionet përkatëse dhe të gatshëm për të ndihmuar në realizimin e misionit tonë të përbashkët.

Si punojmë

Objektivi ynë është t’u vijmë në ndihmë fëmijëve, grave dhe të gjithë njerëzve në nevojë pa dallim feje, race, krahine apo ideje dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është t’i njohësh vetë këta njerëz dhe të dëgjosh nevojat e tyre.

Misioni Ynë

Shoqata Vizion O.J.F është një organizatë jofitimprurëse në ndihmë të fëmijëve, grave dhe të gjithë njerëzve në nevojë pa dallim feje, race, krahine apo ideje. Misioni ynë është të përmirësojmë jetët e njerëzve në nevojë, t’i mbrojmë ata, të gjendemi pranë tyre dhe së bashku të gjejmë zgjidhjen për të përmirësuar realitetin ku jetojnë.

Vizioni Ynë…
…është Vizioni Juaj

Me Shume

Vizioni Ynë…
…është Vizioni Juaj

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map